Katër gjyqtarë janë të licencuar nga FIBA

Katër gjyqtarë janë të licencuar nga FIBA

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) me kërkesë të Ligës Ballkanike ka nominuar gjashtë gjyqtarë për edicionin e ri 2019-2020.

Nga gjashtë gjyqtarët e nominuar, katër janë me licencë të FIBA-s dhe dy gjyqtarë potencial për tu licencuar nga FIBA.

Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.

Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.