Çdo klub i elitës së basketbollit kosovar do të marrë 2,000.00 Euro

Çdo klub i elitës së basketbollit kosovar do të marrë 2,000.00 Euro

Sot, bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2019/20.

Por që kësaj radhe risia është se Bordi i FBK-së ka vendosur ta shtojë edhe një fond të shpërblimeve për Superligën e Kosovës konform Rregullores mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio Vizuale.

Nga fondi i shpërblimeve të FBK-së, skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të vazhdojë të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do t’i takojnë 6,000.00 euro.

Skuadrat që do të arrijnë të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Skuadra kampione në Superligën e Femrave do të shpërblehet me shumën 4,000.00 euro.

Ndërkaq nga fondi i të hyrave nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, secilit klub të elitës së basketbollit kosovar (gjithsej 9) do t’i takojnë nga 2,000.00 Euro, ndërsa për skuadrat pjesëmarrëse në play-off ndarja do të jetë:

  1. 8,000.00 EURO (vendi i parë);
  2. 4,000.00 EURO (vendi i dytë);
  3. 2,000.00 EURO (vendi i tretë);
  4. 2,000.00 EURO (vendi i katërt).