Vendimi hyn në fuqi nga sot

Vendimi hyn në fuqi nga sot

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, me propozim të Komesarit të Garave të FBK-së ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha garat e basketbollit te gjeneratat e reja (11 liga), prej U12 deri në U18 (në të dyja konkurrencat) përderisa të ketë pezullim të mësimit.

I njëjti vendim, siç bëhet e ditur duhet t’i inkurajojë të gjitha klubet e gjeneratave të reja dhe shkollat e basketbollit, prindërit dhe fëmijët për të pezulluar veprimtarinë e tyre deri në një vendim tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi sot dhe mbetet si i tillë deri në një vendim të ri të Bordit të FBK-së.