Vardari nuk arriti t'i bëjë ballë Barcelonës

Vardari nuk arriti t’i bëjë ballë Barcelonës

Ka përfunduar ndeshja që u zhvillua sonte në konkurrencën e meshkujve, ndërmjet FC Barcelona Lassas dhe HC Vardarit (MOTW), e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll.

Ndeshja përfundoi me fitoren e skuadrës së FC Barcelona Lassas, e cila arriti ta mposhtë skuadrën e HC Vardarit me rezultat 31- 30, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të takimit, skuadra e Barcelona Lassas bëri lojë më të mirë se sa ajo e Vardarit, me ç’rast arriti të fitojë me rezultat 16- 13.

Ndryshe nga pjesa e parë ku skuadra e Barcelonës ishte dukshëm më e mirë, në pjesën e dytë e fortë dhe këmbëngulëse u tregua edhe skuadra e Vardarit, e cila nuk ia lëshonte rrugën skuadrës kundërshtare, duke e barazuar.

Por, pavarësisht kësaj, skuadra e Barcelonës prapë se prapë u tregua më e mirë me ç’rast arriti të fitojë edhe pjesën e dytë me rezultat, 31-30.

Ndryshe, raundi i 11 i fazës së grupeve zhvillohet në Palau Blaugrana të Barcelonës.

Kujtojmë që HC Vardari është në vendin e parë në grupin A me 18 pikë pas 10 ndeshjeve, ndërsa Barcelona është në vendin e tretë në grupin A me 12 pikë pas 10 ndeshjeve./21Media