Klubi nderon familjen Jashari

Klubi nderon familjen Jashari

FC Drenica tanimë është larguar nga Kosova për të vazhduar fazën përgatitore.

Klubi nga Skenderaj ka zgjedhur Durrësin, si vendin ideal për të vazhduar fazën përgatitor, para fillimit të sezonit pranveror.

Skuadra e Gani Sejdiut do të qëndroj 10 ditë në Durrës, ku edhe do t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore, ndaj Dukagjinit që zhvillohet më 24 janar, Arbërisë më 27 janar, dhe Trepçës 89 që zhvillohet më 30 janar.

Para se të niseshin për rrugë, klubi bëri homazhe pranë varreve të familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë në këtë familje./21Media