Klubi paralajmëron përforcime të reja

Klubi paralajmëron përforcime të reja

Ferizaj sot ka liruar pesë futbollistë nga skuadra. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një shkrimi në Facebook. Ata thanë se morën këtë vendim për t’i lënë të lirë që të transferohen në skuadra tjera, shkruan rtv21.tv

Futbollistët e liruar janë: Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.

Nuk arritëm marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin tonë, dhe kështu i ndajtëm rrugët me këta 5 futbollistë. Ne si klub i falenderojmë futbollistët për kontributin e dhënë për 6 muaj, ndërsa skuadra jonë së shpejti pritët t’i zëvendësojë me futbollistë tjerë mjaftë cilësor“, thuhet në njoftimin e klubit./21Media