FC Prishtina ka grumbulluar një vlerë prej 1.000 euro

FC Prishtina ka grumbulluar një vlerë prej 1.000 euro

Klubi i futbollit, FC Prishtina ka grumbulluar rreth 30 pako në vlerë prej 1.000 euro me gjëra ushqimore dhe gjësende tjera elementare për familjet e prekura nga tërmeti.

Pas tifo-grupit ‘Plisat’, edhe ekipi i Prishtinës ka nisur ndihmat drejt Shqipërisë.

“Mesazhi i futbollistëve bardhekaltër është i qartë: JEMI NJË”. thuhet në njoftimin e ekipit nga kryeqyteti./21Media