Ata premtuan se do të përmirësohen

Ata premtuan se do të përmirësohen

Klubi i futbollit FC Prishtina iu ka kërkuar falje tifozëve të saj për humbjen që pësoi sonte ndaj IFK Norrkopingut.

Përmes një postimi në “Facebook” skuadra humbëse FC Prishtina gjithashtu, falënderoi tifozët, shkruan rtv21.tv.

“FC Prishtina u kërkon falje të gjithë adhuruesve të saj për rezultatin e ndeshjes së sotme. Po ashtu, falënderim të jashtëzakonshëm tifozëve tanë të mrekullueshëm, për përkrahjen e pandalur gjatë tërë ndeshjes. Ju premtojmë, që do të punojmë që të përmirësohemi e sërish t’iu gëzojmë. Do të bëjmë përpjekje maksimale që nga ky rezultat të nxjerrim mësim e të dalim më të fortë. Na falni! Ju faleminderit për përkrahje. Jeni më të mirët”, thuhet në postimin e Kluit Prishtina në “Facebook”.

Skuadra prishtinase humbi nga suedezët me rezultat 5 me 0 në debutimin e saj në Evropë./21Media