Iniciativa do të bëhet bashkë me komunën e Çairit dhe tifo grupin “Shvercerat”

Iniciativa do të bëhet bashkë me komunën e Çairit dhe tifo grupin “Shvercerat”

Në mbledhjen e Këshillit drejtues të FC Shkupit u morr vendim që së bashku me paratë e tubuara nga biletat dhe një shumë tjetër e konsiderueshme shtesë në të cilën janë mbledhur 10 mijë euro të donohen për familjet e prekura nga tërmeti i djeshëm që goditi Shqipërinë.

Kjo iniciativë do të bëhet së bashku me Komunën e Çairit dhe tifo grupin “Shvercerat”, raporton Tv21.

Shqipëria në mëngjesin e së martes është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani ka shkuar në 29 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, teksa raportohet për qindra të lënduar. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vendet e rajonit, të cilat kanë ngushëlluar dhe mbështetur popullin shqiptar./21Media