Federata e Çiklizmit e shqetësuar për aksidentin e çiklistëve

Njëri nga çiklistët është lënduar më rëndë me 41 qepje

Federata e Çiklizmit të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, ka shprehur shqetësimin për numrin e aksidenteve në trafik, të ndodhura në kohët e fundit, ku si cak kanë qenë edhe çiklistët.

Së fundmi, pasditen e djeshme të 15 qershor, në ora 19:20, dy nga sportistët e klubit të çiklizmit “AS Prishtina”, Përparim Ibrahimi dhe Lorik Shabani janë aksidentuar në aksin rrugor Prishtinë – Llukar.

“ Prej këtij aksidenti çiklisti, Përparim Ibrahimi është lënduar më rëndë me 41 qepje, dëmtim në qafë, në boshtin kurrizor dhe këmbë, ndërsa Loriku i lënduar kryesisht në fytyrë.

Ne si Federatë, kërkojmë nga organet kompetente që të merren me këtë rast dhe me raste të tjera që sportistët tanë të ndihen më të sigurt në trafik. Gjithashtu, kërkojmë nga Mediat që rasteve e tilla t’ju jepet hapësirë për më shumë informim”, shkruhet në komunikatë./21Media

 

Back to top button