Këtë kuvend e hapi presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi

Këtë kuvend e hapi presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi

Në Sallën e Konferencave në Hotel International në Prishtinë, Federata e Volejbollit e Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt të punës.

Në prani të 46 delegatëve dhe me arritje të kuorumit, pas evidentimit të delegatëve të pranishëm, këtij kuvendi iu dha drita e gjelbërt që të vazhdojë punimet

Këtë kuvend e hapi presidenti i FVK-së Dr. Abedin Ibrahimi, i cili duke i përshëndetur delegatët dhe përfaqësuesit nga MKRS, znj. Shqipe Zogiani dhe nënkryetarin e KOK-ut Gazmend Maxhuni, ftoi që ky kuvend të hapet më nje minutë heshtje, në nderim të jetës dhe veprës së ish-anëtarit të bordit dhe punëtorit sportive Jusuf Bytyqi, që ndërroi jetë muajin e kaluar.

Presidentit Ibrahimi i janë bashkuar më pas edhe nënkryetarët Mimoza M. Shkodra dhe Visar Alimehaj, sikurse edhe sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi.

Kuvendi zhvilloi punimet sipas këtij rendi të ditës: 1. Zgjedhja e Kryesisë së Punës, 2. Shqytimi dhe miratimi i Statutit dhe akteve tjera normative 3. Shqyrtimi dhe miratimi i sistemit të garave 4. Sqyrtimi dhe miratii i raportit të punës, raportit të auditimit dhe atij financiar për vitin 2017 5. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës dhe financiar (TM1/TM2 2018) 6. Zgjedhja e një anëtari të bordit të FVK-së

Pasi u miratua rendi i ditës dhe u zgjodh kryesia e punës, me shumicë votash u bë miratimi i statutit të FVK-së dhe akteve tjera normative.

Në pikën e dytë të rendit të ditës, të shyrtimi dhe miratimi i sistemit të ri të garave, u vendos që Superliga në të dyja konkurencat nga ky edicion 2018/19 të ketë nga 10 ekipe, 2 më shumë sesa deri tash.

Në konkurencën e meshkujve nga zgjerimi i Superligës, do të përfitojë KV Vëllaznimi nga Gjakova, kurse në atë të femrave, anëtare e Superligës bëhet KV “Ulpiana” – m, Lipjan.

Kuvendarët poashtu miratuan raportin e punës, atë të auditimit dhe financiar për vitin 2017, kurse me shumicë votash poashtu u miratua edhe raporti i punës dhe financiare për dy tre mujorët e parë të vitit 2018.

Në pikën e fundit të rendit të dytës, me votim të mbyllur u bë edhe zgjedhja e anëtarit të ri të bordit të FVK-së, në pozitën vakante të mbetur.

Më së shumti vota nga kuvendarët mori Abedin Mehani nga Drenasi, i cili do t’i bashkohet në mandatin e mbetur bordit aktual.