"Politike apo jo, nuk na intereson, nuk duam të ketë asnjë deklaratë që nuk ka lidhje me futbollin"

“Politike apo jo, nuk na intereson, nuk duam të ketë asnjë deklaratë që nuk ka lidhje me futbollin”

Federata Kroate e Futbollit (HNS) ka kërkuar nga futbollistët e Kroacisë që të shmangnin çdo mesazh me nuanca politike në pjesën e mbetur të kampionatit botëror.

Në komunikatën e tyre lexohej: “HNS tërhiqet nga çdo mesazh i tipit të bërë nga Vida dhe Vukojevic, të cilët ia kushtuan fitoren Ukrainës, pasi luajnë me Dinamon në Kiev. Ata, ashtu si futbollistët e tjerë, janë këshilluar të mos i përsërisin më të tilla deklarate. Politike apo jo, nuk na intereson, nuk duam të ketë asnjë deklaratë që nuk ka lidhje me futbollin dhe mund të ketë interpretime të tjera.”

“Lavdi Ukrainës!” ishte mesazhi i Vida, menjëherë pas fitores me penallti ndaj Rusisë, ndërsa mesfushori Ognjen Vukojevic tha: “Kjo fitore ishte për Ukrainën.”

FIFA ka nisur hetimin për të dy lojtarët, pas protestave të rusëve dhe ata rrezikojnë skualifikimin për gjysmëfinalen ndaj Anglisë.