Në prag të martesës

Në prag të martesës

Cressida Bonas, ish e dashura e princit Harry u fejua me agjentin e pasurive, Harry Wentworth-Stanley. Ky i fundit publikoi një fotografi romantike me të fejuarën dje. Aktorja Cressida, 30-vjeçare, po e përqafonte atë dhe në sy bie unaza e diamantit, transmeton rtv21.tv

“Ne po martohemi”, shkroi ai krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Cressida fillimisht ishte në lidhje me Harry (partnerin e tanishëm), para romancës së saj me Princin Harry dhe pastaj u ribashkuan në vitin 2017.

Në mesin e personave të shumtë që i uruan ata ishte edhe James Middleton, vëllai i Kate Middleton (dukeshës së Cambridge), i cili iu shkroi koment: “të mrekullueshëm”.

Sidoqoftë, ata ruajnë raportet e mira shoqërore. Madje, Cressida ishte e pranishme në dasmën e çiftit mbretëror në kështjellën Windsor në muajin maj, përkrah ish-të dashurit, Chelsy Davy./21Media