Fotografi nga ceremonia e fejesës

Fotografi nga ceremonia e fejesës

Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka i cili tash e një kohë është në lidhje me bukuroshen, Arbnora Nuredini,  përmes rrjetit social Instagram ka bërë të ditur se është fejuar.

Taulanti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e fejesës, ku ai shfaqet bashkë me Arbnorën duke e prerë tortën.

Arbnora për këtë ditë të veçantë ka zgjedhur një fustan të kuq, ndërsa Taulanti ka shkëlqyer i veshur një kostum të zi të kombinuar me një kravatë të kuqe.

I pranishëm në këtë ditë të lumtur të reprezentuesit shqiptar ishte edhe Granit Xhaka, i cili me këtë rast e ka uruar të vëllanë me një fotografi të veçantë të publikuar në Inastagram.

“Urime FEJESA vllau jem”- ka shkruar ai sipër fotografisë./21Media

❤️💍T&A💍❤️ @__arbnoraaaaaa__

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on


Urime FEJESA vllau jem💍❤️ @tx.34

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on