Kandidati i LDK-së shpalosi prioritetet e tij për komunën e Skenderajt

Kandidati i LDK-së shpalosi prioritetet e tij për komunën e Skenderajt

Isa Fejzullahu, kandidat i LDK-së për komunën e Skenderajt në emisionin #DebatPernime ka thënë se programi i LDK-së për Skenderaj parasheh një qeverisje më ndryshe ku në fokus do të jetë qytetari.

“Hapja e një zyrë për gjetjen e donatoreve të jashtëm , ndërtimi i një qendre invoative ku të rinjtë mund t’i shprehin idetë e tyre, aktivizimi i parkut të biznesit dhe krijimi i një të lire zone ekonomike”, Fejzullahu tha se do të jenë prioritete të tij, rtv21.tv

Kandidati i LDK-së më tej tha se rëndësi do t’i kushtojnë edhe sektorit të bujqësisë.

“Kemi paraparë, investime ne bujqësi, do ta bëjmë dyfishimin e buxhetin, stimulimin e blegtorisë, hapjen e një fabrike për përpunimin e produkteve bujqësore dhe pyjore”, tha Fjezullahu.

Në fund Fejzullahu tha se do ta rregullojnë edhe çështjen e ujit të pijës në Skenderaj./21Media