Raportohet se Fellaini shëtë në izolim në spital

Raportohet se Fellaini shëtë në izolim në spital

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Marouane Fellaini ka konfirmuar se është  prekur nga koronavirusi.

Në një postim në Twitter, 32-vjeçari, i cili tani është në klubin kinez, Shandong Luneng ka shkruar se shpreson “të kthehet në lojë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Raportet e mediave kineze kanë bërë të ditur se Fellaini është në izolim në spitalin Jinan, i cili është specializuar për sëmundjet infektive, shkruan BBC.

Fellaini, i cili ishte kthyer kohët e fundit në vend për të rifilluar stërvitjet, raportohet se është i vetmi lojtar i Superligës Kineze që ka kontraktuar sëmundjen.

“Testi zyrtar konfirmoi që lojtari Fellaini ka testuar pozitiv për koronavirus gjatë periudhës së vëzhgimit të karantinës. Gjatë kësaj periudhe, temperatura e trupit të lojtarit ka qenë normale dhe nuk ka siklet të tjera. Ai ka marrë vëzhgim dhe trajtim të mëtutjeshëm në një institucion të caktuar mjekësor.”, ka shkruar klubi i tij./21Media