Fëmija mori një dinamit me vete në çerdhe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një kopsht fëmijësh në Gjermani

Policia gjermane ka evakuuar sot një kopsht në qytetin Darmstadt, pasi mësuesit kanë gjetur një shkop të dinamitit i prodhuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, që ishte vendosur në raft për lodra.

“Një fëmijë gjatë shëtitjes në pyll, ka gjetur shkopin-dinamit, ai e mori me vete në çerdhe dhe e ka vënë në raft”, tha zëdhënësja e policisë, Andrea Leb, raporton Reuters.

Back to top button