Policia ka arrestuar nënën e fëmijës

Policia ka arrestuar nënën e fëmijës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një grua e cila dyshohet se e ka braktisur fëmijën e saj.

Sipas policisë ky rast ka ndodhur dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Rome për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka braktisur fëmijën e saj njëvjeçar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt./21Media