Prindërit, si dhe fëmijët e tyre kanë pengesa në të dëgjuarit dhe të folurit

Prindërit, si dhe fëmijët e tyre kanë pengesa në të dëgjuarit dhe të folurit

Në barakat e braktisura, ku studentët e Fakultetit të Mjekësisë në Maqedoninë e Veriut kanë qëndruar me vite të tëra, tashmë jeton familja gjashtë-anëtarëshe Demirovi. Pa ujë dhe rrymë, rrezikohen që të sëmuren nga infeksione të ndryshme. Ambra pesëvjeçare, e cila para disa ditësh doli nga spitali, ka një shufër metalike, pasi para një kohe, e ka thyer krahun. Ajo dhe vëllezërit e saj nuk posedojnë asnjë dokument, nuk kanë të drejtë për ndihmë sociale, e as për sigurim shëndetësor. Për ndërhyrjen kirurgjike të vajzës, duhet të paguajnë mbi 12 mijë denarë.

Prindërit, si dhe fëmijët e tyre kanë pengesa në të dëgjuarit dhe të folurit. Edvini nëntëvjeçar në vend se të shkojë në shkollë dhe të luaj me shokët, ai kërkon lëmoshë dhe ndonjëherë kujdeset për vëllezërit dhe motrat.

Në vend se me qumësht, shishja e Erminit është e mbushur me rërë. Fëmijët mbledhin ushqim nga kontejnerë dhe ushqehen. Familja Demirovi fle në dysheme në shtretër të improvizuar. Nëna Lirija Demirova, thotë se dëshiron të paktën një dhomë, e cila do të ishte në pronësi të tyre.

Në mbrëmje ndodh që familja të sulmohet, siç thonë ata, nga të varurit e drogës. Madje, në një rast ka intervenuar edhe policia.

Ata nuk janë të sigurt në barakat e “Medicinarit”. Kërkesat e tyre janë të kenë kulm mbi kokë, fëmijët të kenë një fëmijëri normale dhe në vend që të kërkojnë ushqim dhe rroba nëpër kontejnerët, të fillojnë të shkojnë në shkollë./21Media