Nëse do të kishte një argument valid për konkurrencën brenda fëmijëve në familje, studiuesit e kanë zbuluar

Nëse do të kishte një argument valid për konkurrencën brenda fëmijëve në familje, studiuesit e kanë zbuluar

Djemtë e parë të familjes kanë 24% më shumë shanse që të punojnë në pozicione të larta, si udhëheqës të kompanive si dhe në pozita ekzekutive. Fëmijët e dytë kanë 28% më shumë shanse që t’i arrijnë këto se fëmijët e tretë.

Fëmijët që lindin më vonë në anën tjetër, kanë më shumë shanse që të jenë të vetëpunësuar, ka zbuluar Instituti i Ekonomisë Punëtore IZA, shkruan rtv21.tv.

Dokumenti deklaron se meshkujt që lindin më herët janë më të qëndrueshëm emocionalisht, më socialë dhe të gatshëm që të marrin përgjegjësi më shumë se vëllezërit e rinj.

Fëmijët e parë kalojnë më shumë kohë duke lexuar e duke bërë detyra, dhe më pak kohë duke shikuar televizion, dhe prindërit kanë më pak shanse që të diskutojnë punën shkollore me fëmijët më të vonshëm. Zbuluesit thonë se rezultatet sugjerojnë që prindërit investojnë më pak vëmendje dhe përkujdesje në fëmijët që lindin më vonë./21Media