Fëmijët e rrahën nënën në Podujevë

Nuk ka të lënduar

Policia bën të ditur se dje në komunën e Podujevës një grua ka raportuar se është rrahur nga fëmijët e saj.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy fëmijët e saj, një femër dhe një mashkull K-Shqiptar”, njofton policia.

Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia./21Media

Back to top button