Fëmijët arrijnë të qëndrojnë të mbështjellur në një pemë

Fëmijët arrijnë të qëndrojnë të mbështjellur në një pemë

Një grup fëmijësh, të cilët po konsiderohen si “mjeshtër” të Kung Fusë në pjesën qendrorë të Kinës, i kanë habitur të gjithë me aftësitë e tyre, gjatë ushtrimeve të vështira.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq disa fëmijë, të cilët bëjnë akrobacione të ndryshme ku madje arrijnë të qëndrojnë të mbështjellur në një pemë, dhe duke bërë ushtrime të vështira në tempullin e shaolinëve në provincën Henan.

Ata besojnë se vetëm me ushtrime të vazhdueshme mund të arrijnë të bëhen mjeshtër të Kung Fusë, dhe të bëhen shaolin, transmeton rtv21.tv

“Ata ushtrojnë Kung Fu në tempullin tonë. Kur mbërritën këtu, ata ishin fëmijë të llastuar dhe nuk dinin asgjë për këtë lloj sporti”, ka deklaruar instruktori i tyre Huan.

Të gjithë personat që e kanë pasur rastin t’i shohin ushtrimet e tyre kanë mbetur të habitur, për faktin se ato mund t’i bëjnë vetëm të rritur dhe me shumë përvojë. /21Media