Vrasje mizore e 19 vjeçares

Vrasje mizore e 19 vjeçares

Koka e një striptisteje është gjetur nga fëmijët derisa luanin në një rrugë në Rusi.

Fëmijët u tmerruan kur panë kokën e 19-vjeçares Elizaveta. Koka e saj u hodh nga kati i 12-të i një blloku banesash.

Elizaveta punonte në një klub striptizmi në Chita, Rusi, transmeton rtv21.tv.

28-vjeçari, i cili dyshohet se hodhi pjesët e saj të copëtuara të trupit nga ballkoni, u arrestua nga policia. Ndërsa, thuhet se 19-vjeçarja ishte e dashura e të arrestuarit.

Fillimisht ai hodhi rrobat e mbuluara me gjak pastaj kokën e saj. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në vrasjen makabre të vajzës.

Viktima ishte rritur në jetimore dhe tani shoqja e saj po kërkon para për funeralin e saj./21Media