Organizohet gara e filmit"Junior Oscar"

Organizohet gara e filmit”Junior Oscar”

Anibar në bashkëpunim me IPKO Foundation kësaj radhe po organizon garën e gjashtë të “Junior Oscar” themeluar nga Programi për Arsim Themelor i USAID. Gara bëhet për filmin më të mirë të shkurtër 10 minutash. Për të folur për këtë iniciativë në studion e Bon Bon në  RTV 21, të ftuar ishin kordinatorja e “Junior Oscar” Arbra  Hatashi ka treguar se të drejtë pjesëmarrje kanë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulët. Sipas saj tema do të jetë e hapur për të gjitha lëndët mësimore për të cilat mësojnë, por që ky vit vjen edhe me një temë të re ku nxënsëit do t’i tregojnë veçoritë e vendeve të tyre, përcjell rtv21.tv

Ajo ka shtuar se fëmijet janë shumë kreativ dhe të pa ndikuar prej gjërave të tjera. Qëllimi i kësaj gare sipas saj është që ky kreativitet të mos ndalet.

Kurse drejtoresha e programit IPKO Fundation Abetare Gojani, ka thënë se Anibari është partner me IPKO Fundation që dy viteve, “Junior Oscar” ka hyr në programin e sponsor ship të këtij fondacioni nga ku alokohet një shumë e caktuar e të hollave që ndahen për këtë projekt.

Në anën tjetër Hatashi ka treguar edhe për përfitimet të cilat do t’i kenë nxnësit nëse fitojnë në këtë garë.  Për më shumë shikoni videon në vazhdim./21Media