Fëmijët kafshohen nga minjtë në kampe

Refugjatët sirian në kampe pa kushte esenciale

Sirianët në Liban thonë se kampet e tyre janë të infektuar me minj, të tërhequr nga çantat për grumbullimin e mbeturinave.

Njëri prej tyre, Ahmedi është zgjuar një mëngjes nga kafshimi i minjve në fytyrë, derisa çdo natë familja e tij thotë se janë të shqetësuar për shkak të futjes së minjve brenda tendës në të cilën ata jetojnë.

Kjo familje e cila ka ardhur nga Aleppo e Sirisë jeton në Liban në rajonin Bakka prej disa vitesh.

“E pashë sipër vetes sime. Më kafshoi këtu (në fytyrë) dhe pastaj iku”, i tha Ahmed BBC-së.

“Nuk mund të fle nga frika, ai ishte i madh”, vazhdoi ai tutje.

E autoritetet në Liban i kanë thënë televizionit se nuk kanë buxhet për eliminimin e tyre.

Back to top button