Në gara ishin pjesëmarrës mbi 100 fëmijë

Në gara ishin pjesëmarrës mbi 100 fëmijë

Federata e Ragbit Kosovës organizoi kampionatin e parë për fëmijë, ku morën pjesë mbi 100 fëmijë nga ekipet e ndryshme nga Kosova.

“Gjakova Dragons”, “The Fushë Kosovo Bobcats”,” The Bear Cubs (Prishtina)” dhe “Peja Eagles” ishin ekipet që morrën pjesë.

Në grupmoshat 8-11 fitues dolën “Fushë Kosovo Bobcats”, kurse “Peja Eaglets” morën vendin e dytë, dhe “Gjakova Dragons” përfunduan të tretit. “Bear Cubs” fituan në grupmoshat 11-14, kurse, “Gjakova Dragons” përfunduan në vendin e dytë kurse të tretit ishin “Bear Cubs II”.

Presidenti i Federatës së Ragbit në Kosovë, Ruairí O’Connell falënderoi të gjitha ekipet pjesëmarrëse, vullnetarët dhe posaçërisht drejtorin e Ragbit në Federatë, Mark Barret dhe prindërit që mundësuan këtë ditë të veçantë për fëmijët dhe Kosovën. ” Në më pak se 12 muaj, vullnetarët formuan 4 ekipe, dhe mbi 100 fëmijë morrën pjesë sot. E ardhmja e këtij sporti olimpik është e ndritshme për Kosovën.“, tha ai.