I kushtohen traditës dhe shpalosjen  vlerat tradicionale

I kushtohen traditës dhe shpalosjen  vlerat tradicionale

Në festivalin ndërkombëtar “Luajmë dhe vallëzojmë” i cili është mbajtur në Durrës, çmimin “Best Folk Dance 2018”,  këtë vit e rrëmbyen  Qendra Kulturore e Fëmijëve “Peja”.

Sipas Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë,  këta u shpërblyen për punën e palodhshme  që e bëjnë më saktësisht për përformancën e tyre në Durrës.

“Jemi shumë të lumtur me suksesin e arritur dhe shprehim mirënjohje dhe falënderim për fëmijët që performuan shkëlqyeshëm dhe na bën krenarë si dhe e falënderojmë z.Tasim Dajçin dhe zonjën e tij Irmen për punën e palodhshme dhe profesionale që po e bëjnë me fëmijët e Pejës”, është shkruar në njoftimin e Drejtorisë së Kulturës.

Këta fëmijë  kanë pasur mbështetjen edhe nga Komuna e Pejës.

Festivali “Luajm dhe vallëzojmë”, mbledhë fëmijë nga te gjitha trevat shqiptare dhe ka një program disa ditorë.