Thënie për fëmijët

Thënie për fëmijët

Sot në mbarë botën shënohet dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për t’i thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vetë fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por në ndryshim nga të rriturit, protesta e tyre bëhet me lojëra festive.

Me rastin e kësaj dite kemi përzgjedhur disa thënie për fëmijët nga autorë të ndryshëm.

“Prindërit duhet të mbushin një enë me autostimë për fëmijën e tyre, aq të madhe, sa, me gjithë vrimat qe mund të hapë pjesa tjetër e botës, të mos arrijë ta boshatise atë.”– Alvin Price

“…Fëmijët i shohin prindërit e tyre si figura autoritare dhe hyjnore, ata mendojnë se është gjithmonë i drejtë trajtimi që u jepet prej tyre. “Ajo cka thua për mua, eshtë ajo cka jam”, është fjalë për fjalë e vërtetë për fëmijët tuaj. Si rrjedhojë, kur fëmijët trajtohen me respekt, kuptojnë se e meritojnë respektin e kështu rriten me respekt për vetveten…”- Stefany Martson

Marrëdhënia midis fëmijës dhe nënës është paradoksale, e në njëfarë kuptimi edhe tragjike: duhet dashuria e pakufishme e nënës për ta rritur, por pikërisht kjo dashuri duhet ta ndihmojë atë të largohet prej saj, për tu bërë krejtësisht i pavarur.”– Erich From

“Respektoji fëmijët e tu. Shumë të rritur kërkojnë respekt prej fëmijëve, pa treguar respekt për to.” – Lyle Perry

Të gjithë fëmijët kanë nevojë për pak ndihmë, pak shpresë, e për dikë që ka besim tek ato.”– Magic Johnson

“Fëmijët nuk janë libra me figura, që të mund t’i ngjyrosim sipas qejfit.” – Khaleed Hossein /21Media