Fëmijët protestojnë nuk duan varreza, por park

Protestojnë kundër degradimit të parkut

Fëmijë dhe prindër të katër lagjeve kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kërkuar që parku të mos i shndërrohet vend i varrezave.

Përfaqësuesi i fëmijëve të këtyre lagjeve, Leon Biçaku ka thënë se rrethanat mjeruese që janë në këtë park kanë bërë që në vend të mësimit, të merren me preokupimet që janë në këtë park.

“Të merreni me parkun nuk është dëshira jonë, mirëpo degradimi që ka ndodhë këtu po bënë që t’i lëmë anash mësime. Duam disa fusha të sportit, pisha, anfiteatrin të rregullohet, më shumë hapësira të gjelbërta”, shtoi, Biçaku.

Ndërsa, Liridon Llapashtica, bashkorganizator i kësaj proteste me tone të ashpra shprehet i revoltuar me këtë gjendje.

Sipas tij, degradimi në këtë park ka shkuar aq larg sa vihet në pyetje rrezikshmëria për jetë e fëmijëve.

Ndërsa, theksoi rëndësinë e këtij parku, pasi rrethohet nga më shumë se njëzet mijë banorë.

“Ky park rrethohet së paku prej katër lagje, ne kemi shpreh shqetësimet tona. Parkut t’i ruhet destinacioni i vet. Të jetë një reaksion për banorët”, përfundoi ai.

Sipas banorëve, ky degradim i parkut të qytetit ka filluar më shumë se shtatë vite, kur kanë filluar që të varrosen njerëz dhe kur institucionet përkatëse kanë filluar investimet dhe punimet nuk janë kryer.

Back to top button