Duan më shumë hapësira të gjelbra

Loading...

Duan më shumë hapësira të gjelbra

Edhe fëmijët kosovarë janë bërë pjesë e aksionit botëror për ndryshimet klimatike. Ata përmes protestës po ngrisin zërin për ruajtjen e ambientit me slogane e me vizatime të bukura. Protesta u mbajt në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdohet drejt Sheshit “Skënderbeu” para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Ata thonë se duan më shumë hapësira të gjelbra, që të kenë burime alternative të përfitimit të energjisë dhe urojnë që kjo nismë të ndikojë në ndryshim radikal.

Greta Thunberg, themeluese e lëvizjes “Youth Strike for Climate”, është nominuar për çmimin Nobel për Paqe, vetëm një ditë para aksionit më të madh global për ndryshimet klimatike. 16 vjeçarja e nisi e vetme një protestë në muajin gusht në Suedi, por që prej atëherë ajo ka inspiruar nxënës e studentë në të gjithë botën. Greva e të Rinjve për Klimën fton nxënësit që çdo të premte të bojkotojnë mësimin dhe të protestojnë për ndryshimet klimatike.

Bojkotimi i mësimit, ndryshe si greva apo protesta për ndryshimet klimatike, pritet të ndodhë në 1,659 qytete në 105 vende të ndryshme të botës, duke përfshirë qindra mijë nxënës e studentë. / 21Media