Departamenti i Shëndetësisë po monitoron përdorimin e hapave në shtëpi

Departamenti i Shëndetësisë po monitoron përdorimin e hapave në shtëpi

Femrat ilegalisht po blejnë hapa online për abort, në mënyrë që të shmangin abortet gjatë transportit publik.

Në Angli, hapat për abortin duhet të menaxhohen nga klinika ose spitali. Për disa kjo nënkupton që ndikimi i hapave vërehet rrugës për në shtëpi.

Aktivistët thonë se gratë duhet ta marrin hapin e dytë në shtëpi, sepse blerja e hapave online është e rrezikshme.

Departamenti i Shëndetësisë ka thënë se ishin duke e monitoruar përdorimin e hapave në shtëpi.

Skocia dhe Uellsi e kanë ndryshuar ligjin për lejimin e grave që të marrin hapat në shtëpi.

Femrat që provojnë abortimin e hershëm mjekësor duhet të marrin dy lloje të tabletave, me diferencë 24-48 orë.

Kjo nënkupton që duhet të vizitohet e njejta klinikë  dy herë, për të njejtën tabletë.

“Kur femrave iu lejohet të marrin hapin e dytë në shtëpi është më e sigurtë, është më efektive dhe më e preferueshme”, ka thënë Kryetari i RCOG’s, profesori Lesley Regan

Shumë ekspertë besojnë se legjislacioni i tanishëm po i rrezikon femrat, bazuar në rrezikun e shoqëruar me blerjen e hapave online.

Organizata Botërore e Shëndetetësisë rekomandon përdorimin e hapave në shtëpi.

Disa spitale dhe klinika në Angli po ua lejojnë femrave të marrin dy llojet e hapave brenda ditës së njejtë, edhe pse kjo e shton rrezikun e komplikimeve.

Claudia Craig që abortoi vitin e kaluar, mori një taksi për në shtëpi pasi morri hapin, dhe tha se posa e morrin hapin filluan simptomat.

“Fillova të ndjehem shumë keq. E kisha ndjenjën në gjoks se do të rrëzohesha”, ka thënë ajo.

Pasi që ka arritur në shtëpi, pas 15 minutash udhëtim, ajo filloi të ” ndjehet keq dhe filloi të vjellte”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se nëse do të vonohej taksi, do të fillonte gjakderdhja në taksi dhe do t’i përziheshin zorrët në taksi.

Një grua tjetër, Zoe Weldon ka thënë se efektin e barnave filloi ta ndjente 20 minuta pas udhëtimit me tub për në shtëpi.

“Fillova të ndjehem keq, të djersitem, të më vije ftoftë, të zbehem ngadalë”, ka thënë ajo.

Kate Guthrie, që punonte për kujdesin ndaj abortit për 30et, tash punon për shërbim, Gratë në ueb, që i ndihmon gratë të blejnë tableta online.

Sipas saj, në 18 muajt e kaluar, mbi 2mijë gra e telefonuan atë për të blerë hapa.

Shumica ishin nëna beqare, që nuk kishin shkuar në klinika, sepse ato përkujdeseshin për fëmijët. Dhe shumë të tjera jetonin mijëra kilometra larg nga klinika.

Qysh kur u ndryshua ligji në Skoci, 8 nga 10 femra po zgjedhin hapat në shtëpi, sipas NHS Lothian.

Ajo shtoi se nuk ka pasur rritje të komplikimeve për gratë./21Media