Beyonce zëvendëson Swiftin

Beyonce zëvendëson Swiftin

Super këngëtarja Beyonce po futet në shpirtin e pushimeve si femra më e paguar në muzikë, duke zëvendësuar kështu Taylor Swift.

Sipas Forbes, këngëtarja bëri 105 milionë dollarë këtë vit (para taksave), në sajë të albumit të saj të çmuar, Lemonade dhe turneut botëror.

Adele erdhi e dyta, duke fituar 69 milionë dollarë këtë vit kryesisht si rezultat i turneut popullor të saj, i pari që nga viti 2011.

Taylor Swift ra në pozitën e tretë, pasi kishte akumuluar 44 milionë dollarë këtë vit.

Megjithatë, pagat e saj ka gjasa të rriten këtë vit me lëshimin e albumit “Reputation” i cili u lançua pas përfundimit të periudhës së shënimit të kësaj liste (1 qershor 2016 deri më 1 qershor 2017).