Kampionati Evropian 2020/2021

Kampionati Evropian 2020/2021

Është hedhur sot shorti në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021 për kombëtaren e femrave U-17.

Janë gjithsej 12 grupe me nga 4 skuadra dhe Shqipëria bën pjesë në grupin e nëntë së bashku me Hollandën, Suedinë dhe Rumaninë.

Turneu “Qualifying Round” U-17 Femra do të zhvillohet me 7, 10 dhe 13 Tetor 2020 në Shqipëri.

Përveç U-17 është hedhur shorti edhe për kombëtaren U-19 të femrave, për kualifikueset e Kampionatit Europian 2020/2021. Përfaqësuesja e Shqipërisë përsëri bën pjesë në grupin e nëntë së bashku me Danimarkën, Rusinë dhe Moldavinë.

Turneu “Qualifying Round” U-19 Femra do të zhvillohet po në vendin tonë në datat: 21, 24 dhe 27 Tetor 2020. Me të njëjtën rregullore kualifikimi si ajo më sipër e U-17./21Media