Muriqi mungon sonte

Muriqi mungon sonte

Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në takimin e sotëm ndaj Çekisë. Muriqi pësoi një lëndim në javën e kaluar ndaj Kayserisporit dhe pas arritjes në Kosovë u konfirmua edhe zyrtarisht se ai do të mungojë në duelin ndaj Çekisë.

Për lëndimin e Vedat Muriqit ka reaguar edhe Fenerbahçe, ku ka sqaruar situatën e tij.

“Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa arritur ende ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit.

Stadiumi i Viktoria Plzen “Doosan Arena” do të jetë arena ku të besuarit e Challandes do të kërkojnë fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim historik të Kosovës në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.