Solidariteti në vepër - aksioni humanitar i shoqatës “Feniks” të Ferizajt

Solidariteti në vepër – aksioni humanitar i shoqatës “Feniks” të Ferizajt

Pikërisht në frymën e festës së Bajramit, u përuruan edhe dy shtëpi për familjet skamnore, në kuadër të aksionit të Shoqatës Humanitare “Feniks” të Ferizajt. Kjo shoqatë për dhjetë vjet veprimtarie ia doli që deri më tani të ndërtojë madje 225 shtëpi, fryt i bamirësisë në Kosovë dhe në mërgatë, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë këtë aksion, derisa ta kenë këtë përkrahje kaq të gjerë të njerëzve të vullnetit të mirë.  /21Media