Banorët nuk kishin parë asnjëgerë një gjë të tillë

Banorët nuk kishin parë asnjëgerë një gjë të tillë

Mijëra topa akulli në formë veze kanë mbuluar një plazh në Finlandë, rezultat ky i një fenomeni të rrallë të motit.

Fotografi Risto Mattila ishte në mesin e atyre që hasën në “vezët e akullit” në ishullin Hailuoto në Gjirin e Bothnisë midis Finlandës dhe Suedisë.

Ekspertët thonë se ajo është shkaktuar nga një proces i rrallë në të cilin copa të vogla akulli janë mbështjellë nga era dhe uji, transmeton rtv21.tv.

Mattila, nga qyteti i afërt i Oulu, tha se kurrë nuk kishte parë diçka të tillë më parë.

“Unë isha me gruan time në plazhin Marjaniemi. Moti ishte me diell, rreth -1 gradë Celsius dhe ishte një ditë me erë”, tha ai.

“Kjo ishte një pamje e mahnitshme. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë gjatë këtyre 25 vjetëve që jetoja këtu”, shtoi tutje Mattila.

Eksperti i motit, George Goodfellow tha se kushtet që të formohet ky akull duhet të jetë ftohtë dhe erë.

Pamje të ngjashme janë raportuar më parë në Rusi dhe liqenin Michigan.

Në vitin 2016 banorët e Nyda në Siberi gjetën topa gjigandë me akull dhe dëborë që mbulojnë një vijë bregdetare 18 km.

Ata ishin të një madhësie sa një top tenisi./21Media