Në disa raste përparimi mund të jetë i rrezikshëm për njerëzimin

Në disa raste përparimi mund të jetë i rrezikshëm për njerëzimin

Tri misione hapësinore të NASA-s do të studiojnë fushën magnetike të Tokës për të zbuluar pse GPS nuk funksionon në polet e Tokës.

Përparimi i teknologjisë po e bën më të lehtë jetën e njerëzve, megjithatë, në disa raste përparimi mund të jetë i rrezikshëm për njerëzimin.

Në fund të nëntorit, NASA nisi një raketë për të hetuar parregullsitë, detyra kryesore e së cilës është matja e turbullirave atmosferike.

Në rastin e turbulencave të larta, sistemet globale të komunikimit siç është sinjali GPS funksionojnë me probleme të shumta, sinjali është i çrregulluar dhe transporti, duke përdorur GPS-në nuk dërgon në destinacionin e synuar.

Aktualisht nuk dihet se çfarë shkaktojnë saktësisht këto shqetësime në sinjalin GPS-së. Fizikanti hapësinor norvegjez, Joran Moena, që kryeson misionin beson se anomalia është për shkak të valëve elektrike.

NASA planifikon të nisë edhe tri misione në të ardhmen e afërt që do të eksplorojnë fenomenin.

Të dhënat e mbledhura në këto misione do të ndihmojnë shkencëtarët të parashikojnë sjelljen e fushës magnetike në një zonë të veçantë për të shmangur dëmtimin e teknikës.