6 muaj pas vdekjes së Blerim Pecit

6 muaj pas vdekjes së Blerim Pecit

Janë bërë gjashtë muaj që kur vdiq aktori i njohur, Blerim Peci.

Shoku dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Fehmi Ferati e ka kujtuar Blerimin duke treguar se kur kalon kah fshati i tij e ndjenë praninë e mikut të ndjerë.

“Në përkujtim të 6 muaj pas ndarjes së mikut të dashtun e të ndjerë Blerim Peci! Zhazha, fshati i bukur i Belit me plot trashëgimi ku motivohej për “udhëtimin në kohë”! Tani kaloj shpesh këndej rrugës për Vllahi dhe sikur ndjejë këndej praninë e tij”, ka shkruar Ferati duke i publikuar në “Facebook” disa fotografi të vendit kur aktori tashmë i ndjerë, Blerim Peci realizonte projektin e tij “Udhëtimi në kohë”.

Fehmi Ferati dhe Blerim Peci ishin bashkëpunëtor në projektin “Show Meselation”, shkruan rtv21.tv.

Kujtojmë se më 9 dhjetor të vitit 2017 ka vdekur në moshë 44 vjeçare humoristi i njohur kosovar, Blerim Peci./21Media