“Hazard nuk është i lumtur të Reali”

“Hazard nuk është i lumtur të Reali”

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand tha se sulmuesi belg, Eden Hazard nuk është i lumtur te gjigantI spanjoll dhe frikësohet se i është bashkuar Realit në kohën e gabuar.

Belgu dje luajti për herë të parë në formacionin e parë, mirëpo Real MadridI humbi nga PSG me rezultat 3-0.

Ferdinand në një intervistë tha se ai nuk e ka fituar të drejtën të jetë lojtari kryesor te një klub kaq i madh.

“Kur i bashkohesh Realit, duhet të fitosh të drejtën për t’u bërë lojtari që i pasohet çdo top. Besoj që është bashkuar në kohën e gabuar. Te Chelsea ishte një ndër pesë lojtarët më të mirë në botë, por duke e parë në këtë ndeshje nuk mendoj se është i njëjti. Te Chelsea ishte lojtari kryesor, të cilit ia pasonin topin secili lojtar. Këtë gjë nuk do ta ketë të Reali, derisa ta fitojë”, deklaroi ai./21Media