Tottenham u 'shkatërrua' nga Bayern Munich

Tottenham u ‘shkatërrua’ nga Bayern Munich

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinandi ka thënë që trajneri, Mauricio Pochettino duhet të shikohet në pasqyrë dhe të mundohet t’i ndryshojë gjërat.

Dje Tottenham u ‘shkatërrua’ nga Bayern Munich duke u mposhtur në ‘shtëpi’ me rezultat 2-7.

Tekniku argjentinas është nën presion të madh pasi që në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.

Mendoj që është keq për të, duhet të bëj ndonjë gjë, është rezultat i madh, të mposhtësh në shtëpi në Ligën e Kampionëve nga Bayern, të cilët kanë humbur lojtarë më eksperiencë gjatë verës dhe të shkatërrohesh në këtë mënyrë. Duhet ta shohësh vetën në pasqyrë dhe të veprosh”, deklaroi Ferdinandi.

Tottenham këtë të shtunë do të luaj kundër Brightonit, nga ora 13:30.