Një nuse moderne

Një nuse moderne

Aktorja turke, Şeyma Korkmaz e cila tek ne u bë e njohur me rolin e “Ferides” dhe aktori Cuneyt Mete i njohur si “Xhesuri” në serialin “Më fal”, e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë.

Këtë e ka bërë të ditur të shtunën vetë aktorja duke postuar në “Instagram” fotografitë nga ceremonia e fejesës me një mbishkrim të veçantë.

“Dita më e lumtur dhe më veçantë që kam me familjen time dhe shtëpinë time të re në familjen METE”, ishte mbishkrimi i fotografive të publikuara për miqtë virtual, shkruan rtv21.tv.

Në ditën e fejesës, aktorja zgjodhi një fustan të bardhë dhe elegant, ndërsa dhëndri u vesh në të zeza.

“Feridja” sipas të dhënave të saj, tani ka 29 vjet, ndërsa burri i saj ka hiç më pak se 47 vjet.

Çifiti është mjaft aktiv në rrjetet sociale, kështu duke publikuar momente të ndryshme nga jeta e tyre private./21Media