Jeta e personazheve do marrë kahje tjetër në sezonin e dytë

Jeta e personazheve do marrë kahje tjetër në sezonin e dytë

Aktualisht në RTV 21 është duke u transmetuar njëri prej serialeve më të shikuara në Turqi, “Mos ma lësho dorën”.

Në Turqi të dielën ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali, ku jeta e personazheve do marrë kahje tjetër, ata do perballen me ndarje e vuajtje gjatë tërë kohës.

Njëra ndër aktoret më të dashura të këtij seriali është Seray Gozler, e njohur me rolin e gjyshes “Feride”, e cila fitoi dashurinë e fansave që nga fillimi i serialit.

57-vjeçarja së fundmi në Instagram ka pubikuar një fotografi të shkëputur nga njëri prej episodeve më emocionues të serialit, në të cilë shfaqet me nipin e saj “Xhenkun” emri i të cilin është Alp Navruz.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Seray Gözler (@seraygozler) on

  Në sezonin e dytë, të këtij seriali ajo e cila do të përballet me më së shumti humbje është “Azra” pasi që asaj do t’i vdes personi me i afërt vëllai, të cilin e njihni të gjithë me emrin ”Merti”.

”Merti” e humb jetën në një aksident, në të cilin përfshihet bashkë me ”Xhenkun” dhe ”Melisin”. Pas gjithë këtyre vuajtjeve ”Azra” do hyjë edhe në burg pasi që ajo do e plagos ”Sumrun”. Seriali për shikuesit kosovar transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00. në RTV 21. /21Media