Ferizaj 33:25 Kastrioti

Ferizaj 33:25 Kastrioti

Ferizaj fitoi derbin e parë të qytetit në Superligën e Kosovës në hendbollin e femrave.

Sot, Ferizaji fitoi ndaj Kastriotit me rezultat 33:25. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të javës së dytë në Superligën e hendbollit.

Ferizaj për herë të parë po garon në Superligë dhe e ka filluar sezonin me dy fitore. Fitore në javën e parë shënoi edhe Kastrioti, por që të premten pësoi humbje.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatë të barabartë, ndërsa pas 30 minutave lojë rezultati ishte 14:13 për Ferizajn. Koneski shënoi 7 gola për Ferizajn, ndërsa 6 i shënoi Basha. Te Kastrioti u dallua Salihu me 8 gola.