Ferizaj: Inaugurohet Akademia e hendbollit

Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Ferizajt, sot solemnisht do të inauguroi punën e Akademisë së hendbollit për qytetin e Ferizajt.

Manifestim fillon sot nga ora 9:45 në palestrën e sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, me ç’rast 100 djem dhe vasha te grupmoshës së re ( nxënës të klasës së 6-të) nën përkujdesjen e koordinatorit prof. Ismet Jupa, do te fillojnë ecejaket e tyre ne boten magjepse te lojës së hendbollit, raporton B.Sot.

Ky është projekt-pilot ngase nga shtatori pritet që Akademitë e Hendbollit të nisin punën edhe ne qendrat tjera si Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Prishtinë, raporton B.Sot.

Duhet theksuar se FHK-ja ne krye me presidentin Eugen Saraçin ka paraparë që në periudhën katërvjeçare ne Akademi të inkuadron mbi 2000 hendbollist dhe hendbolliste te cilat pritet te zhvillohen ne lojtarë cilësor, por edhe gjyqtarë e pse jo nesër apo pasnesër edhe trajner.

Back to top button