Ndëshkime për persona që kundërshtojnë urdhëresën

Ndëshkime për persona që kundërshtojnë urdhëresën

Komuna e Ferizajt ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende publike.

Ashtu siç kanë vepruar edhe disa komuna të tjera, përjashtim për ndalesë bëhet me 23 dhjetor 2018 nga ora 23:00 deri më 1 janar 2019 deri në orën 00:30.

Personat që do të veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë, do të ndëshkohen në pajtim me ligjet në fuqi.

Ndërsa, më 11 dhjetor, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike. Ndërkohë, po më datën 11 dhjetor të këtij viti, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike për personat nën moshën 18-vjeç.