Ferizaj ndan 200 mijë euro për luftën kundër koronavirusit

Komuna shton mbështetjen

Kuvendi Komunal i Ferizajt, sot në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim për ndarjen e 200 mijë eurove në mbështetje të luftës kundër COVID-19.

Në fjalën e tij adresuar anëtarëve të Kuvendit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ka paraqitur një përmbledhje të masave që ka marr ekzekutivi i Komunës, Shtabi Emergjent në përballimin e kësaj situate.

Sot, qeveria ime përveç masave të ndërmarra deri më tani e ndjen të nevojshme të shtoj mbështetjen për institucionet shëndetësore, për qytetarët në nevojë, e për çdo mungesë eventuale në ditët tona të ardhshme të betejës. Andaj, për menaxhimin e kësaj situate propozova të ndahet fondi prej 200 mijë euro për secilën armë në dobi të luftës sonë kundër koronavirusit“, tha ai./21Media

Back to top button