Ferizaj, për një javë janë ngritur 73 aktakuza

Prokuroria Themelore në Ferizaj, vetëm gjatë kësaj jave ka ngritur gjithsejtë 73 aktakuza

Gjithashtu ka paraqitur edhe katër kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë nëntëmbëdhjetë aktvendime për fillim të hetimeve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj jave, janë ngritur gjashtë aktakuza 6 dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsejt 64 aktakuza, ka bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë njëmbëdhjetë 11 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë kësaj jave ka ngritur tri aktakuza dhe ka marrë tre aktvendime për fillim të hetimeve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

Back to top button