Njihuni me sozinë e Ledrit

Njihuni me sozinë e Ledrit

Të takosh versionin tënd kopje është pothuajse një eksperiencë sureale, por thjesht mendoni një skenar në të cilin është i përfshirë edhe një fytyrë e famshme.

Festim Shehu është një djalë i ri nga Ferizaj i cili ngjason jashtëzakonisht me reperin e mirënjohur Ledri Vula, shkruan rtv21.tv

Për dallim nga Ledri, Festimi punon VJ në një restorant të njohur në Ferizaj, pra ai merret me audio dhe vizualitetin gjatë ahengjeve të ndryshme. Madje kolegët e punës Festimin e thërrasin “Ledri” për shkak të ngjashmërisë.

Në një prononcim për portalin rtv21.tv Festimi tha se e dëgjon muzikën e Ledrit, por nuk është se inspirohet nga stili i tij.

Më poshtë do të ju sjellim disa fotografi të Festimit dhe Ledrit, vlerësojeni ju vet se sa ngjajnë./21Media