Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person i dyshuar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy vajzave të tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 02:00 në Ferizaj.

Viktimat e rastit si pasojë e dhunës fizike kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, njësiti policor në shtëpinë e të dyshuarit ka gjetur dhe konfiskuar edhe armë.

“Një armë automatike AK-47 me katër karikatorë dhe 61 fishek, një pistoletë me dy karikatorë dhe 14 fishek, 40 copë fishek magnum si dhe disa gjëra tjera”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media