Ferizaji proteston

Kundër përdhunimit të të miturës në Drenas

Aktivistet e shoqërisë civile në komunën e Ferizajt kanë organizuar marsh protestues lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas. Marshi protestues fillon në orën 11:30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Përveç Ferizajt, në shenjë revolte protesta janë organizuar edhe në Prishtinë e Drenas, ku përveç shoqërisë civile, marsheve protestuese iu janë bashkangjitur edhe shumë personalitete të njohura publike.

Më 5 shkurt në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Mësimdhënësit dhe policit që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast, iu është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Ndërkohë që gjinekologu është në arrest shtëpiak./21Media

Back to top button